Festivali MIK që tashme ka hyrë në traditën e qytetit  që nga viti 2018,  lindi si ide e  Znj Inva Mula  gjatë një mbremje poezish e serenatash përmes miqve të mirë Korçarë. 

Të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim përfshirjen e tij, në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit te Europes. MIK Festival do të zgjasë katër ditë të plota me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën, historinë e një qyteti, djep të qytetërimit tonë. Qyteti i Korçës është i vetmi qytet në vend, i cili ka dimensionin artistik, audiencën, arkitekturën dhe historinë për të mbajtur peshën e këtij festivali kaq ambicioz. 

Ne gjashte edicione Mik Festival ka organizuar 43 koncerte, ku jane bashkangjitur skenes orkestra, kore, balerine si dhe soliste te mirenjohur per publikun shqiptar dhe publikun boteror.

Inva Mula
Drejtore artistike

Zamira Kita
Koordinatore artistike

Odeta Hoxha
Koordinatore e Përgjithshme

Aleksander Ikonomidhi-Sulioti
Koordinator Artistik

Eraldo Rexho
Komunikimi & PR

Albi Greva
Marketingu & PR

Eri Kokalari
Grafika