• KREU
  • RRETH NESH
  • ARTISTËT
    • Të Ftuar 2025
    • Të Ftuar 2024
    • Të Ftuar 2023
    • Të Ftuar 2022
    • Të Ftuar 2021
    • Të Ftuar 2019
    • Të Ftuar 2018
  • ARSHIVE
  • TË REJAT
  • KONTAKT
  • KREU
  • RRETH NESH
  • ARTISTËT
    • Të Ftuar 2025
    • Të Ftuar 2024
    • Të Ftuar 2023
    • Të Ftuar 2022
    • Të Ftuar 2021
    • Të Ftuar 2019
    • Të Ftuar 2018
  • ARSHIVE
  • TË REJAT
  • KONTAKT

Artistët 12 Korrik 2025
ora 20:30

Ana Naqe
Xhoiden Dervishi
Norma Sereni
Gjergji Mani
Christoph Huber

Menu

– KREU
– RRETH NESH
– TË REJAT
– KONTAKT

Artistët

– Të Ftuar 2024 

– Të Ftuar 2023 

– Të Ftuar 2022 

– Të Ftuar 2021 

– Të Ftuar 2019 

– Të Ftuar 2018

  • Follow
  • Follow

Menu

KREU
RRETH NESH
TË REJAT
KONTAKT

Artistët

– Të Ftuar 2024 

– Të Ftuar 2023 

– Të Ftuar 2022 

– Të Ftuar 2021 

– Të Ftuar 2019 

– Të Ftuar 2018

  • Follow
  • Follow

Copyright ©️ 2024 Mik Festival | Designed by Oval.al

Igli Tuga, Klarinetist

I lindur në Tiranë, një prej klarinetisve më në zë të brezit të tij, e kombinon karrierën artistike me punën si pedagog.

Në harkun kohor të viteve  1998 -2003 drejton klasën e klarinetes  pranë liceut artistik, dhe në vitin 2007- 2008  i besohet dhe roli i pedagogut në Akademine e Arteve.

Shkollën e lartë e kreu ne Tirane ne Akademine arteve, në klasën e profesor Fatos Qerimaj.

Së fundi, është diplomuar në master me rezultate të shkëlqyera në njërin prej universiteteve më të njohura në Shtetet e bashkuara të Amerikës, Sunny  Purchase College, në klasën e Ayako Niedich Oshima,  profesoreshë në Juliard School.

Ka marrë vlerësime nga kritika amerikane si sfidues i të gjithë elementeve teknike me një djeshmeri te larte në interpretimi.
Klarinetist i parë i orkestrës së radio televizionit shqiptar në vitin 1998 -2002.

Roli i tij shtrihet dhe si solist me koncerte te shumta me këtë orkestër. numëron bashkëpunime me të gjithë kompozitorët më të njohur në Shqiperi
Ka një kontribut të qënësishëm në interpretimin dhe publikimin e repertorit të muzikës bashkëkohore shqiptare.

Pjesëtar i Asmus Ansamble, me një repertor konteporan përfaqëson me sukses prezatimin  e muzikës shqiptare në një sërë festivalesh në Europë, si solist edhe anëtar  i ansambleve të muzikës së dhomës.

Është pjesëtar i ansamblit ditët e muzikës shqiptare; është vlerësuar disa herë me cmime kombëtare në festivalin Nikolla Zoraqi.

Lampros Tziampasis, 3D ARTIST

Charalambos (Lampros) Tziampasis vjen nga ishulli grek Lesbos dhe është i diplomuar në Departamentin e Arteve Pamore dhe të Aplikuara në Greqi. Ai është  specializuar në krijimin e projekteve në programe 3D (Blender) dhe vitet e fundit ai është përfshirë në dhjetëra projekte në Greqi dhe jashtë, kryesisht në krijimin e animacioneve të kufizuara. Veprat e tij janë me temë natyrën, kiberpunk, motive post-apokaliptike dhe steampunk. Gjithashtu ai ka dizeanjuar edhe disa kopertina librash si psh. Librin e poetes greke Georgia Andriotou. Vitet e fundit i ka tërhequr vëmendjen artistike piktori i madh shqiptar Vangjush Mio, veprën e të cilit e ka studiuar duke projektuar disa nga veprat e tij me programe 3D. Projekti i tij i fundit është restaurimi i skenografisë së operetës Agimi.

Gjorgji Petrushevski, oboist

Gjorgji Petrushevski ka lindur në vitin 1994, ai filloi arsimin muzikor në moshën 7-vjeçare. Më pas vazhdoi në shkollën e mesme muzikore “Ilija Nikolovski – Luj” në Shkup, me instrument kryesor oboen, ku përfundoi me sukses të shkëlqyer dhe si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij, duke marrë shumë çmime në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndoqi studimet  e larta në “Fakultetin e Arteve Muzikore” në Shkup, ku u diplomua me notën më te larte.  Vazhdoi gjithashtu masterin në Akademinë Kombëtare Prof. “Panncho Vladigerof” Gjorgji ndjek dhe perfundon me sukses një masterklasë për oboe në “Konservatorin Franz Schubert” në Vjenë, Austri.

Që nga periudha e studimeve të tij deri sot, ai performon si solist dhe anëtar i ansambleve të dhomës në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë saj. Ka arritur suksese të rëndësishme si solist dhe ka fituar çmime të shumta, ndër më të rëndësishmet janë “Davorin Jenko” – Serbi, “Interfest Bitola” – Maqedonia e Veriut, “Petar Konjović” – Beograd, Serbi, “Perlat e Ohrit” – Ohër, Maqedonia e Veriut, si dhe ka marre pjese ne konkurse në Bullgari.

Gjorgji ka performuar në New York, SHBA. Dy koncertet e tij shquhen si performanca të rëndësishme. Njëra në teatrin e famshëm “St. George Theater” në Staten Island, New York shënon karrierën e tij si mjaft të suksesshme.

Perveç instrumentit ai eshte i pasionuar pas regjise dhe ka punuar si regjizor në vende të ndryshme të Evropës dhe është pjesë e festivaleve dhe eventeve te rëndësishme artistike.

Në vitin 2019, ai përfundoi masterin për regji në Vjenë, Austri, duke mësuar nga regjisorë dhe artistë të shquar. Gjiorgji ka punuar si asistent regjisor i operës “Ernani” dhe e vendosi atë në natyrë në Varna, Bullgari. Ka punuar gjithashtu si regjizor per venien ne skene te “Adriana Lecouvreur” nga F. Cilea në festivalin veror në Narva, Estoni, per operën “Cavalleria Rusticana” nga P. Mascagni në Potenza, Itali, “Andrea Chénier” nga U. Giordano në një prodhim të mrekullueshëm në sallën Mts në Beograd, Serbi, “La Bohème” nga G. Puccini në Beograd, Serbi

Jordan Petrushevski, pianist

Jordan Petrushevski ka lindur në vitin 1994, e që në moshen 7 vjeçare filloi studimin e pianos. Vazhdoi studimet ne shkolle muzikore dhe i përfundoi me rezultate te shkëlqyera e ma pas ndoqi studimet në Fakultetin e Muzikës në Shkup, në klasën e Prof. Rita Trpcheva – Popovic, ku gjithashtu u diplomua me notën më të lartë.

Gjatë studimeve, mori pjesë në shumë konkurse dhe seminare të ndryshme me pianistë të shquar në Maqedoni dhe jashte saj.

Që nga periudha e studimeve të tij deri sot, ai performon si pianist solo dhe si anëtar i ansambleve të ndryshme të dhomës, por gjithashtu shquhet si pianist shoqërues i këngëtarëve të operës. Vlen të përmenden performancat e tij ne : SHBA, Austri, Itali, Bullgari, Serbi, Rumani, Kroaci, etj.

Jordan, eshte profesor piano, si dhe koncert maestro në Operën dhe Baletin e Shkupit qe nga viti 2020, dhe bashkepunon per produksione operistike brenda dhe jashte teatrit te Operes dhe Baletit.

Në vitin 2023, ai dha koncert recital në New York, SHBA, në një nga galeritë e Manhattan-it. Ne vitin 2024, ai performoi gjithashtu si pianist në Saint George Theater, salle teatri e famshme në New York. 

Se fundmi ai ishte pjesë e një projekti të suksesshëm – Koncert në Filarmoninë e Stambollit, ku u prit me shume sukses nga publiku.

Red Radoja, pianist

I lindur në një familje artistësh ka filluar studimin e pianos që në moshë të re. Pas diplomimit në piano në Universitetin e Arteve të Tiranës, Redi vazhdon studimet në fushën e muzikologjise në Universitetin e Strasburgut në Francë. 

Që nga viti 2004 Red Radoja ështe profesor piano në disa konservatorë dhe formacione muzikore në krahinën e Lorraines. Aktiviteti i tij zhvillohet në Francë dhe jashtë saj, si koncertist dhe muzikolog, duke u fokusuar në promovimin e kompozimeve të tij dhe ato të kompozitorëve lorrainë nga periudha baroke deri në ditët e sotme. Red Radoja i kushtohet gjithashtu kërkimeve etnomuzikologjike në terren që lidhen me traditat epike orale, polifonitë mesdhetare, etj.

Adelina Mula, pianiste

Adelina Mula lindur në një familje artistesh filloi studimet e pianos që në moshën 5 vjecare. Vazhdoi studimet në liceun artistik ku koncerti i parë me orkester ishte pikerisht me orkestren e shkollës. Mbaron Akademine e Arteve në Tirane me rezultate të shkeqyera dhe emerohet pedagoge në Licun artistik ku krahas pedagogjisë nuk lë pas dore jeten koncertale nga vitet 1980-2004. Ne 2005-2015 drejton departamentin e pianos në liceun artistik ku i kushtohet tërësisht pedagogjise pianistike deri në ditet e sotme.

Pasioni i koncermaestrit mbetet një nga pasionet ku punon me shumë këngëtare, violiniste e violonceliste.

Ramona Tullumani, soprano

Ramona Tullumani, e lindur ne Tirane ka filluar studimin e pianos që ne femijeri dhe ka fituar disa cmime qe ne moshe te re.

Vazhdon studimet për piano dhe kanto ne Liceun Artistik ne Tirane,  e me pas diplomohet me rezultate te shkelqyera per kanto në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.  Gjate vitit të parë të studimeve ka ndjekur Master Class me sopranon e famshme Katia Ricciarelli.

Pas diplomimit në Tiranë, Ramona konkurroi për të marrë pjesë në Master Class të oganizuar nga Sopranoja e madhe Rajna Kabaivanska në Sofje-Bullgari.  Permes 100 kandidateve ajo u zgjodh  tek 10 kengetaret që do studionin me Sopranon e famshme.

Performon me sukses në skenën e Operës dhe Baletit të Sofjes dheTeatrit Kombëtar te Operës dhe Baletit të Tiranës në operat “Rigoletto” dhe “La Traviata” e Verdit. Këto dy opera e shoqërojnë sopranon e re disa herë në Itali nën drejtimin e skenës nga Katia Ricciarelli.

Ramona ka interpretuar me shume sukses në operën “Boheme”, “Elisir D’Amore”, “Rigoletto” dhe “Gianni Schicchi” në Sofje (Bullgari), “Flauti Magjik”, “The Pearl Fishers” dhe “Le Villi”, etj. Roli i Violettes ne operen “La Traviata” ështe  roli që ka kenduar më shume dhe vazhdon ta këndoje ne shume skena operistike.

Një nga emocionet e medha ka qene performaca e saj në 2013 kur  këndoi në Vatikan me rastin e ditëlindjes së Papa Francesko. Ramona ishte sopranoja e parë shqiptare nga vendi i Nënë Terezës, e ftuar në një event kaq madhështor. Ajo u prezantua si “zeri më i bukur i mbremjes  “ në një nga reportazhet e “Rai 3”.

Ka kënduar në shumë vende, si Paris, Athinë, Maqedoni, Gjenevë etj e prej shumë vitesh ështe e ftuar speciale  në koncertin “Tre Tenors” që zhvillohet në Tirane.

Në 2022 ka kenduar në sallen mitike të New Yorkut – Carnegie Hall si dhe tek Karnavalet e Korçes ne TOB nën drejtimin skenik  të Inva Mules.

Ramona Tullumani është fituese e çmimit “Giuseppe di Stefano”, Itali.

Krahas skenes është dhe pedagoge e kantos në Akademinë Shqiptare të Arteve.

Jean Michel Ferran

Dirigjent, kompozitor, pianist, muzikolog
1979-1980: profesor i formimit muzikor në E.N.M. nga Cambria.
1980-1992: profesor në C.N.R. de Rueil Malmaison.
1983-1989: Conservatoire National Supérieur de Musique de Paris – profesor i asociuar:
teknika e teorisë së muzikës dhe analiza muzikore në klasën e pedagogjisë së formimit muzikor.
Anëtar i këshillit arsimor të këtij institucioni.
1985-1993: C.I.F.M. de Nice: profesor i pedagogjisë F.M. dhe analizës muzikore.
1987 dhe 1988: i ftuar nga Konservatori Superior i Lisbonës (Portugali) për ristrukturimin
arsimor të themelimit si dhe trajnimin arsimor të pedagogeve në trajnimin muzikor dhe
analizën muzikore.
Profesor-këshilltar në analizë muzikore në Ministrinë e Kulturës për rajonin Île de France (1988).
1989 – 2017: Drejtor i Konservatorit XII të Parisit, Paul Ducas
Shtator 2017: profesor i dirigjimit orkestral dhe dirigjent pergjegjes per gjithe orkestrat e
konservatoreve te Parisit
Korrik 2019: Profesor i dirigjimit në Akademinë Ndërkombëtare të Nicës

Ionela Mani (Necula), soprano falkon

 

Ka lindur në Targoviste të Rumanisë. Që në moshë të vogël ka filluar të studiojë në Liceun Artistik të qytetit për muzikë popullore rumune me profesore Mariana Luca, duke fituar disa çmime të rëndësishme në festivale kombëtare. 

Në moshën 18 vjeçare nisi studimet e larta në Universiten Nacional të muzikës në Bukuresht për Kanto Klasike pranë Sopranos me fame botërore Maria Slatinaru Nistor.

Ka interpretuar me shumë sukses disa role të repertorit botëror operistik si mezzo-soprano dhe vitet e fundit interepreton si soprano falkon.

Gjergji Mani, tenor

Gjergji Mani ka lindur në Korçë më 12 shtator 1990 dhe që në moshë të vogël ka shkelqyer për talentin e tij të veçantë në muzikë dhe aftësitë vokale, gjë që e bëri të dallohej në disa ngjarje muzikore në gjithë vendit. Gjergji ka mbarruar shkollën e muzikës të qytetit të Korçës Tefta Tasko, ndërsa mësuesi i tij i Kantos ishte tenori i njohur i Teatrit të Operas dhe Baletit Gjergj Sulioti. Ai u diplomua me vlerësime të shkëlqyeshme si Tenor nga National University of Music Bucharest dhe menjëherë pushtoi skenat e Rumanisë duke mishëruar veprat kryesore të repertorit botëror Operistik. Ai konsiderohet si tenori mbizotërues shqiptar i brezit të tij në Opera Buffa, është i martuar me sopranon rumune Iοnela Mani me të cilën kanë bashkëpunuar shpesh në skenat Operistike dhe jo vetëm. Vlen të theksohet kontributi i tij i çmuar në fushën e kërkimit dhe studimit të muzikës lirike shqiptare dhe muzikës së lehtë patriotike Korçare, ai ka ringjallur disa këngë shqiptare të cilat ishin shumë të suksesshme gjatë shekullit të kaluar. Jeton jashtë vendit por shpesh viziton vendlindjen e tij në Shqipëri për koncerte dhe shfaqje.

  • Në vitin 2021, Gjergji Mani & Ionela Mani publikojnë albumin “Muzică Tradiţională Albaneză” me 11 këngë tradicionale shqiptare
  • Në vitin 2022, Gjergji Mani & Ionela Mani publikojnë albumin Muzică tradițională albanezo-română” me 12 këngë shqiptare dhe rumune
  • Në vitin 2022 Gjergji Mani & Gjergj Sulioti realizuan këngën ” Dua më shumë Shqipërinë”

Simona Karafili Demi, soprano

Sopranoja Simona Karafili Demi, lindur në qytetin e Kavajes, është shkolluar pranë Liceut Artistik, e më vonë diplomuar në Universitetin e Arteve, në Tiranë në degën e kantos. Gjatë viteve të studimeve ka patur një aktivitet të ngjeshur koncertal dhe ka qënë pjesëmarrëse në konkurse të ndryshme që zhvilloheshin në kuader te muzikes klasike si Jorgjie Truja (Tiranë) apo ArsKosova (Prishtinë) në të cilat është vlerësuar me çmime të para. Ne vitin 2017, menjëherë pas përfundimit të studimeve debuton pranë Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit, në rrolin e Aninës ne operan Traviata e me vonë me Lejlan, në operan Peshkatarët e Perlave, rrol i cili i siguron pozicionin e solistit ne TKOB. Të tjera vepra që ka luajtur në skenë, janë rrole si Violeta dhe Flora në operan Traviata, Mimi tek Bohema, Mikaela e Mercedes në operan Karmen, Dama e dytë në operan Flauti Magjik, Çeska në operan Xhani Skiki, etj.

 

Blerta Zhegu, soprano

E lindur ne Tirane, Blerta Zhegu nis studimet ne qytetin e saj te lindjes, ne Liceun Artistik dhe me pas ne Universitetin e Arteve me Mjeshtren Nina Mula dhe me pas specializohet ne Konservatorin “Claudio Monteverdi” te Bolzanos (Itali), ne Konservatorin « Darius Milhaud » Aix en Provence, ne Accademia Chigiana (Siena), ne Centre National d’Artistes Lyriques CNIPAL (Marseille) dhe në Académie de Musique Française Michel Plasson (Regismont le Haut).

Qe nga viti 2010 ajo ka interpretuar në skena ndërkombetare si : Opera e Tiranes, Opera e Pisa-s, Opera e Livorno-s, Opera e Lucca-s, Opera e Novara-s, Teatri Komunal i Bolzano-s, Teatri Komunal i Vicenza-s, Teatri Komunal i Rovigo-s , Teatri Filarmonik i Verona-s (Itali), BOZAR (Bruksel) Casa della Musica (Quito, Ekuador), Amfiteatrot e El Jem, Oudhna dhe Kelibias, Opera e Tuniz-it (Tunizi), Opera e Tashkent-it (Uzbekistan), Grand Opéra e Avignon-it, Opera e Vichy-se, Fondation Vasarely, Grand Théâtre de Provence (Aix en Provence), Opera e Marseille-s, Salle Musikatreize (Marseille), Théâtre Capitole i Toulouse-s (Toulouse ), Palais de la Musique et des Congrès (Strasbourg), Auditorium i Petit Palais, Auditorium i Cité de La Musique, (Paris) Chorégies d’Orange (Orange), Bruno Walter Auditorium, Lincoln Center (New-York).

Blerta Zhegu ështe fituese e disa cmimeve si : Çmimi i I ne konkursin « ArsKosova » (Kosove ), Çmimi Special i Jurise në « VI Rassegna Concertistica » Montichiari dhe Cmimi i 3 ne konkursin « Trofeo la Fenice »Seravezza, (Itali).

Dëshira Ahmeti, soprano

Dëshira Ahmeti ka lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka performuar përpara publikut që nga klasa e parë. Në vitin 1998, ajo u diplomua ne degen e kantos në “Akademinë e Arteve ” në Tiranë, dhe më pas përfundoi studimet master në “Fakultetin e Muzikës dhe Arteve” në Shkup. Pas studimeve, ajo u bë pjesë e ekipit të solistëve në Operën Kombëtare të Maqedonisë.

Në vitin 2005, Deshira Ameti debutoi në rolin e Mikaelës në operën Carmen nga J. Bizet, e me pas rolin i Paminës në operën Flauti Magjik nga W.A. Mozart. Karriera e saj vijoi me rolet e Nedës në operën Pagliacci nga R. Leoncavallo, Santuzza në operën Cavalleria Rusticana nga P. Mascagni, Liu në Turandot nga Puccini, Leonora në La Forza del Destino nga Verdi, Antonia në operën Tregimet e Hoffmann-it nga J. Offenbach dhe Donna Anna në Don Giovanni – Opera dhe Baleti Kombëtar i Maqedonisë.

Ajo interpretoi rolin e Donikës në operën Skënderbeu me muzikë të Prenk Jakoves në Teatrin e Operes dhe Baletit në Tirane, si dhe Mikaelën, ne operën Carmen nga J. Bizet në Teatrin Alighieri në Ravenna, Itali. Ka kenduar  gjithashtu me Orkestrën e Radio Televizionit në Tiranë në vitin 2011, ne koncertin Gala me Orkestrën e Operës Kombëtare në Tiranë në vitin 2010 si dhe me Filharmoninë e Maqedonisë në vitin 2016.

Ne vitin 2016 Deshira Ahmeti ka performuar krah te divës se operës Inva Mula në turin e koncerteve madhështore që u mbajten ne Toronto, Montreal, (Kanada), ne “Carnegie Hall” me Lyric Orchestra në New York, si dhe ne Town Hall me Orkestrën Sympathetic, dhe në vitin 2017 në “Lincoln Center” me East Symphony Orchestra, New York. Deshira ka kenduar në shumë recitale dhe koncerte në Shkup me Filharmoninë Kombëtare si dhe me Orkestrën e Operës Kombëtare në Republikën e Maqedonisë nën drejtimin e dirigjentit të njohur shqiptar Aleksandar Lekaj.

Ne vitin 2019 ka marre pjesë gjithashtu në festivalin  e mirënjohur “Vera e Ohrit” krah sopranos së famshme Inva Mula. Deshira Ahmeti ka patur bashkëpunime të suksesshme në koncertet që mbajtur në Hamburg, Berlin, Gjermani, Split, Kroaci dhe në shumë qytete të tjera nëpër botë.

Gjergji Mani, tenor

Gjergji Mani ka lindur në Korçë më 12 shtator 1990 dhe që në moshë të vogël ka shkelqyer për talentin e tij të veçantë në muzikë dhe aftësitë vokale, gjë që e bëri të dallohej në disa ngjarje muzikore në gjithë vendit. Gjergji ka mbarruar shkollën e muzikës të qytetit të Korçës Tefta Tasko, ndërsa mësuesi i tij i Kantos ishte tenori i njohur i Teatrit të Operas dhe Baletit Gjergj Sulioti. Ai u diplomua me vlerësime të shkëlqyeshme si Tenor nga National University of Music Bucharest dhe menjëherë pushtoi skenat e Rumanisë duke mishëruar veprat kryesore të repertorit botëror Operistik. Ai konsiderohet si tenori mbizotërues shqiptar i brezit të tij në Opera Buffa, është i martuar me sopranon rumune Iοnela Mani me të cilën kanë bashkëpunuar shpesh në skenat Operistike dhe jo vetëm. Vlen të theksohet kontributi i tij i çmuar në fushën e kërkimit dhe studimit të muzikës lirike shqiptare dhe muzikës së lehtë patriotike Korçare, ai ka ringjallur disa këngë shqiptare të cilat ishin shumë të suksesshme gjatë shekullit të kaluar. Jeton jashtë vendit por shpesh viziton vendlindjen e tij në Shqipëri për koncerte dhe shfaqje.

  • Në vitin 2021, Gjergji Mani & Ionela Mani publikojnë albumin “Muzică Tradiţională Albaneză” me 11 këngë tradicionale shqiptare
  • Në vitin 2022, Gjergji Mani & Ionela Mani publikojnë albumin Muzică tradițională albanezo-română” me 12 këngë shqiptare dhe rumune
  • Në vitin 2022 Gjergji Mani & Gjergj Sulioti realizuan këngën ” Dua më shumë Shqipërinë”

Ionela Mani (Necula), soprano falkon

Ka lindur në Targoviste të Rumanisë. Që në moshë të vogël ka filluar të studiojë në Liceun Artistik të qytetit për muzikë popullore rumune me profesore Mariana Luca, duke fituar disa çmime të rëndësishme në festivale kombëtare. 

Në moshën 18 vjeçare nisi studimet e larta në Universiten Nacional të muzikës në Bukuresht për Kanto Klasike pranë Sopranos me fame botërore Maria Slatinaru Nistor.

Ka interpretuar me shumë sukses disa role të repertorit botëror operistik si mezzo-soprano dhe vitet e fundit interepreton si soprano falkon.

Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura

Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura është një ndër orkestrat më të reja në Shqipëri por me nje rrugëtim mjaft dijnitoz dhe të larmishëm me aktivitete dhe koncerte.

Orkestra e FA-së është një nga iniciativat më të reja të Ministrisë së Mbrojtjes, për pasurimin e misionit të Forcave të Armatosura drejt publikut të gjërë nën vëmëndjen e vecantë të ministrit Niko Peleshi.

Dhe pse në një kohë shumë të shkurtër bashkëpunimet kanë qënë të shumta me dirigjentë dhe instrumentistë Shqipëtar si dhe të huaj shume të famshëm në Europë dhe botë, ku mund të përmendim: Elda Laro, Massimo Spadano, Eno Koco, Frederic Laroque, Stefano Demicheli, Aurelien Sabouret, Pascal Gallet, Laura Llozi, Dritan Lumshi. Orkestra e Forcave të Armatosura ka zhvilluar shumë koncerte dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë ku ështe pritur dhe vlerësuar shumë ngrohtë nga publiku.

Bashkëpunime të tjera  të rëndesishme kanë qënë dhe ato me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ku orkestra ka luajtur nën drejtimin e dirigjentëve shumë të mirënjohur. Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura po bëhet një nga kontribueset e rëndësishme në ngjarje të veçanta dhe po ndihmon në rritjen e nivelit të kulturës dhe muzikës në Shqipëri.

Klodiana Brahimi, soprano

E lindur në Qytetin e Shkodrës, që ne moshën e hershme bie në sy për aftësitë e saja vokale.

Nga mosha 6-vjeçare e më pas është pjesë aktive e jetë  kulturore në qytetin e Shkodrës, për të vazhduar më pas studimet për kanto në shkollën e mesme Artistike “ Prenk Jakova”, e më pas pranë Akademisë së Arteve në Tiranë nën udhëheqjen e Prof. dhe Mjeshtres së Madhe Shqipe Zani, duke finalizuar studimet me rezultate maksimale.

Pjesë e formimit të saj Artistik janë: Masterclass në bashkëpunim me Accademia Musicale Umbria, docente Enzo Rei. Anëtare jurie në konkursin Internacional “Città di Fasano “, Itali.Diploma në Mediatore Interculturale lëshuar nga European Association for distance Learning, Madrid, Spanjë. Diplomë Nderi për pregatitje dhe rezultate të shkëlqyera në pregatitjen artistike dhe vokale të nxënësve në Festivalin Internacional të zërave të rinj “ Jorgjie Truja” , Tiranë.

Gjatë periudhës së studimeve por edhe më pas zhvillon aktivitetin e saj artistik si soliste në shumë koncerte dhe role operistike, fillimisht në Teatrin ” Migjeni” të qytetit të Shkodrës, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në Teatrin Nacional të Operas në Stamboll, pastaj debutime si soliste në: Hungari, Kroaci, Itali , Kosovë, Mali I Zi,Maqedoni etj.

Fituese e disa çmimeve në konkurse nacionale dhe Internacionale si: Çmim I parë në Konkursin nacional “ Jorgjie Truja” për moshat  18- 22 vjeç. Çmim I parë në  Festivalin Nacional të Bandave në Sarandë (si soliste). Çmim I parë në Festivalin Internacional të Bandave në Giulianova, Itali. Aktiviteti i saj artistik është i pasur më shumë koncerte dhe kulmon në 2015 me koncertin e saj të parë recital “Në ditën e luleve” në bashkëpunim me Orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni”, Shkodër. Në vite ka debutuar në rolet operistike si: Suzzana “ Le nozze di Figaro “, W.A.Mozart, Genoveffa “ Suor Angelica”, G.Pucini, Stella “ La vita e un sogno”, D.Tukiqi, Regina della notte “ Il flauto magico “, W.A.Mozart, Mussetta “ La boheme”, G.Pucini, Zerlina “ Don Giovani” .W.A.Mozart, Adele “ Die fledermaus” J.Strauss, Oscar “ Un ballo in maschera” G. Verdi, Norina “ Don Pasquale” G.Donizetti.

Ka bashkëpunuar me artistë dhe dirigjentë me famë nacionale dhe internacionale si: Gj.Shllaku,K.Alija, S.Turku, A.Lepuri, D.Lumshi, M.Campanella, N.Gurakuqi, L.Quadrini, Zh.Ciko, D.Tukiqi, G. Fratta, J.Barbullushi, G.Musolesi, F.Ciampi, N.Widjaja, G.Kraja.

Në 2014 transferohet në Itali, Bologna, por pa ndërprerë asnjëherë bashkëpunimet artistike me Shqipërinë. Në Bologna ka bashkëpunuar me organisten/cembalisten. Ciampi, nën udhëheqjen e Dirigjentes dhe Prof.në Konservatorin e Bolonjës N.Konti , e më pas pjesë e “Opera School” Bologna nën udhëheqjen e sopranos P.Orciani.

Suzana Turku, dirigjente

Emocionet e saj ne art i ka provuar që në moshen 6 vjeçare me aktivizimin në Pallatin e Pionierëve, ku këndonte, recitonte, e luante teatër.
Nuk ju nda kurre pasionit dhe sot numeron vite te tera artistike. Pas studimeve ne Liceun Artistik, ne Institutin e Lartë te Arteve, Suzana eshte dirigjuese, pedagoge si dhe Ministre Kulture ne vitet 2011-2015.

Karriera e puna e saj vleresohen për nivel të larte si pedagoge duke filluar nga Liceu Artistik, në Universitetin e Arteve ku ka zhvilluar modulet e dirigjimit në Ministrine e Arsimit. Edukon brezin e ri per të pasur një nivel të larte te interpretimit artisik dhe profesional, të njohjes se stileve të ndryshme muzikore, punen individuale dhe atë kolektive. Krijon Korin e dhomes “Pax Dei” i vetmi në llojin e tij për interpretmin e muzikes korale të autoreve shqiptare dhe muzikës religjoze të painterpretuar me pare.

Suzana Turku krijon nje tradite të re në interpretimin e muzikes korale me korin e vajzave te Liceut Artistik, duke marrë vleresime maksimale. Perveç korit “Engjejt e vegjel” krijon githashtu korin e vajzave “Nënë Treza” me aktivitet brenda dhe jashte vendit. Suzana veçohet per aftesi pune me kore massive mikse të formacioneve shumë të mëdha ne evenimentet më të rëndesishme Kombetare. Punon me një nivel te larte profesional për venien në skene të premierave të operave me të njohura botërore si “Aida”,”Turandot”, “Tosca”, “Boheme”, “Traviata”, “Trovatore », “Lucia di Lamermur”, “Manon Lescaut”, “IL barbiere di Seviglia”, “La gazzaladra”, “Les Pecheurs du perles” “Pagliaci”, “Cavaleria Rusticana”, etj,Veprat “Carmina Burana”, “Messiah”, “Stabat Mater, Requieme etj si dhe operat dhe veprat vokale të autoreve shqiptare. Suzana Turku vlerësohet për kontributin në zhvillimin e kultures shqiptare, strategjine e kultures dhe integrimin e Shqiperise ne Europe.