E lindur në Qytetin e Shkodrës, që ne moshën e hershme bie në sy për aftësitë e saja vokale.
Nga mosha 6-vjeçare e më pas është pjesë aktive e jetë kulturore në qytetin e Shkodrës, për të vazhduar më pas studimet për kanto në shkollën e mesme Artistike “ Prenk Jakova”, e më pas pranë Akademisë së Arteve në Tiranë nën udhëheqjen e Prof. dhe Mjeshtres së Madhe Shqipe Zani, duke finalizuar studimet me rezultate maksimale.
Pjesë e formimit të saj Artistik janë: Masterclass në bashkëpunim me Accademia Musicale Umbria, docente Enzo Rei. Anëtare jurie në konkursin Internacional “Città di Fasano “, Itali.Diploma në Mediatore Interculturale lëshuar nga European Association for distance Learning, Madrid, Spanjë. Diplomë Nderi për pregatitje dhe rezultate të shkëlqyera në pregatitjen artistike dhe vokale të nxënësve në Festivalin Internacional të zërave të rinj “ Jorgjie Truja” , Tiranë.
Gjatë periudhës së studimeve por edhe më pas zhvillon aktivitetin e saj artistik si soliste në shumë koncerte dhe role operistike, fillimisht në Teatrin ” Migjeni” të qytetit të Shkodrës, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në Teatrin Nacional të Operas në Stamboll, pastaj debutime si soliste në: Hungari, Kroaci, Itali , Kosovë, Mali I Zi,Maqedoni etj.
Fituese e disa çmimeve në konkurse nacionale dhe Internacionale si: Çmim I parë në Konkursin nacional “ Jorgjie Truja” për moshat 18- 22 vjeç. Çmim I parë në Festivalin Nacional të Bandave në Sarandë (si soliste). Çmim I parë në Festivalin Internacional të Bandave në Giulianova, Itali. Aktiviteti i saj artistik është i pasur më shumë koncerte dhe kulmon në 2015 me koncertin e saj të parë recital “Në ditën e luleve” në bashkëpunim me Orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni”, Shkodër. Në vite ka debutuar në rolet operistike si: Suzzana “ Le nozze di Figaro “, W.A.Mozart, Genoveffa “ Suor Angelica”, G.Pucini, Stella “ La vita e un sogno”, D.Tukiqi, Regina della notte “ Il flauto magico “, W.A.Mozart, Mussetta “ La boheme”, G.Pucini, Zerlina “ Don Giovani” .W.A.Mozart, Adele “ Die fledermaus” J.Strauss, Oscar “ Un ballo in maschera” G. Verdi, Norina “ Don Pasquale” G.Donizetti.
Ka bashkëpunuar me artistë dhe dirigjentë me famë nacionale dhe internacionale si: Gj.Shllaku,K.Alija, S.Turku, A.Lepuri, D.Lumshi, M.Campanella, N.Gurakuqi, L.Quadrini, Zh.Ciko, D.Tukiqi, G. Fratta, J.Barbullushi, G.Musolesi, F.Ciampi, N.Widjaja, G.Kraja.
Në 2014 transferohet në Itali, Bologna, por pa ndërprerë asnjëherë bashkëpunimet artistike me Shqipërinë. Në Bologna ka bashkëpunuar me organisten/cembalisten. Ciampi, nën udhëheqjen e Dirigjentes dhe Prof.në Konservatorin e Bolonjës N.Konti , e më pas pjesë e “Opera School” Bologna nën udhëheqjen e sopranos P.Orciani.